Rregullatorët shëndetësorë në SHBA konfirmuan sot se vaksina e koronavirusit Pfizer/BioNTech Covid është 95% efektive, çka i hap rrugë aprovimit zyrtar të saj atje për përdorim emergjence. Adminsitrata amerikane e mjekimit dhe ushqimit tha se nuk kishte zbuluar shqetësime shëndetësore për të ndaluar aprovimin e vaksinës.
Adminsitrata amerikane pritet të japë të enjten aprovimin e saj zyrtar për injeksionin. Mes detajeve të tjera thuhej se të dhënat e testimeve “i përshtaten” rekomandimeve dhe kritereve për përdorim emergjence. Në britani vaksina është miratuar javës që shkoi.
Por javën e kaluar, krye-mjeku infeksionist i SHBA, Dr Anthony Fauci, kërkoi falje për disa komente të mëparshme ku dukej se kritikonte vendimin britanik për aprovimin e vaksinës Pfizer/BioNTech. Ai tha për rrjetin BBC se procesi amerikan “kërkon më shumë kohë se ai në Britani. Por nuk desha të nënkuptoj mungesë aftësie në këtë drejtim”.
Në materialet e publikuara nga adminsitrata amerikane tregohej se vaksina është 95% efektive kundër Covid-19, sic ishte deklaruar nga vetë kompania prodhuese Pfizer. Dy doza të saj nevojiten për krijimin e mbrojtjes së plotë, të cilat japin nivele të ngjashme mbrojtjeje, si personat që e kanë kaluar infeksionin Covid 19. (BBC)