Pronari i kafenesë e konsideron shaka keqtrajtimin duke ia djegur duart cigareshitësit


Pas videos që tronditi opinionin ku shiheshin disa persona duke ia vënë flakën në duar një shitësi të cigareve në kafenenë “Oh my caffe” në Prishtinë ka reaguar edhe pronari i lokalit. Pronari i kafenesë Dardan Bunjaku ka thënë se kjo ka qenë një shaka me cigareshitësin Faton Gashi i njohur si Bitta. Sipas Bunjakut ai dhe stafi i kafenesë janë miq me cigareshitësin dhe gjithnjë kujdesen për të.

“Fillimisht po du me ju tregu që u bo ni keqkuptim i madh prej shumë njerëzve prapa kamerave. Bitta rrin këtu është sikur në shtëpi të vet edhe njihemi qe një kohe të gjatë. Ai e ka bo me vetëdëshirë videon. Videoja u ba me telefonin e tij se na e kemi bo ni lloj shakaje” tha ai.

Ai thotë se ishte një shaka dhe se nuk do ta bënin një veprim të tillë. “Qysh shihet edhe lokali nuk ka qenë asnjë njeri se nuk jhemi një lokal që mundemi me bo një gjest të tillë. Vita erdh edhe e boni me vetëdsëshirë pasi që në atë kohë si dolën dezinfektuesit e me bo një lloj shakaje. Të gjithë e dinë që me Bittën ne e kemi një raport shumë të mirë sepse i ndihmojna se Vita e ka këtu si në shtëpi të vet” shtoi ai.

Ai ka thënë se kur është bërë videoja kanë qenë duke e mbyllur lokalin. “Jena konë në mbyllje të lokalit, ka qenë një tavolinë unë nuk kom qenë aty por një tavolinë tjetër. Por pasi që ka ndodhë rasti më ka tregu Vita që e bonëm një shaka e bonëm një video bile bojke hajgare kom mu bo i famshëm mas kësaj videoje. Po e kanë keqinterpretu se une vetë personalisht jom kundër këtyre gjërave se më kanë sha e më kanë shkrujt plot se kanë ditë që unë Bittën e kom si të shpisë ky non stop qetu han rrin tonat” tha pronari i kafenesë.

Sipas Bunjakut Policia do të dale me një deklaratë ku cigareshitësi e ka bëreë me vetdëshirë. Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë intervistuar 2 personat e përfshirë në ngjarje dhe vik*tima. “Sa i përket ngjarjes në fjalë policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit do të njoftoheni me detaje.” tha zëdhënësja Flora Ahmeti.

Reporteri ka siguruar një video të momentit kur një cigarexhiu të njohur në Prishtinë iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri. Cigarexhiu e përjetoi rëndë duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur ndërkohë që ata që i vunë flakën qeshin dhe e tallnin. Siç edhe shihet në videon e siguruar nga gazeta cigarexhiu vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mundohet të shmanget nga tavolinat ku iu kurdis gjithçka.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=420161355803776