Policia ka hyrë në një objekt në Tetovë për shkak se nuk ka respektuar kufizimet dhe masat kundër coronvirusit, ndërsa brenda janë zbuluar 14 shtetase të huaja.
“Nga policët e SPB Tetovë, gjatë një kontrollit në një objekt në rrugën ‘Vëllezërit Milldinov’ në ora 22:30, në pronën e Z.A (52) është konstatuar se objekti punon dhe aty ka pasur mysafirë me çka nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për orarin e punës së objekteve hotelerike. Gjithashtu në objekt janë zbuluar edhe 14 shtetase të huaja (7 nga Shqipëria, 6 nga Serbia dhe një nga Kosova)”, njoftojnë nga policia.
Ata janë arrestuar për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit si turist, ndërsa pronari i objektit Z.A do të përgjigjet veprën.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokuroi publik.