Erdogan: Turqia nuk do të përkulet para kërcënimeve


“Turqia nuk do të përkulet ndaj kërcënimeve lidhur me mosmarrëveshjet e saj me Greqinë dhe Qipron rreth pretendimeve detare për Mesdheun Lindor”, tha presidenti Tajip Erdogan këtë të hënë.

“Në çështjen e Mesdheut Lindor, vendi ynë nuk përballet kurrë me tension, por me paqe, bashkëpunim, drejtësi dhe zbatim të drejtësisë. Rruga për këtë shkon përmes negociatave bazuar në respekt të ndërsjelltë.”

“Ne nuk do të përkulemi para kërcënimeve dhe shantazheve … Ne nuk do të lejojmë ekspansionizmin imperialist”, shtoi Erdogan.

Ndërkohë, BE ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione kundër Turqisë për kërkimet në ujërat territoriale të Qipros.