Marin Mema publikon pamje gjatë ndalimit nga Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka ndaluar për kontrolle gazetarin shqiptar Marin Mema.
Ai ka publikuar pamje gjatë diskutimit që ka pasur me zyrtarët policor.
Njëri prej policëve i thotë se kanë marrë lajmërim për ta kontrolluar makinën e gazetarit, ndërsa ky i fundit i thotë se nuk kanë xhiruar asnjë objekt me rëndësi të veçantë.

Polici më tej i thotë se duhet të pres derisa të merr urdhër nga ata që ai i quan “më të mëdhenjtë”.
“Cila është arsyeja e ndalimit? Ne po vinim nga Shkupi dhe shkojmë për në Shqipëri. Nuk kemi xhiruar asnjë objekt me rëndësi të veçantë”, i ka thënë gazetari Mema, policit.
Për këtë rast nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa ka reaguar partia opozitare Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se “rasti i ndalimit të Marin Memës është dëshmi e shtetit policor dhe shkelje e Konventës Evropiane”.