Veterani i Lu*ftës së Dytë Botërore nga shteti amerikan Alabama, është shëruar nga COVID-19 “në kohë” që të festojë ditëlindjen e tij të 104-të.
Një familjar i tij ka thënë se majori Wooten është fizikisht i lodhur dhe nuk po i ka gjërat edhe aq të qarta pas luf*tës me coronavirusin, kurse mbesa e tij Holly Wooten McDonald, ka thënë se duket se ai është mirë për faktin që po e feston ditëlindjen e tij, transmeton Telegrafi.
McDonald theksoi se gjyshi i saj kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 më 23 nëntor, kur e ëma e saj dhe vajza u sëmurën. Ai ishte në spital, por ia arriti ta rimarr veten.
Nga spitali Madison është realizuar videoja ku shihet Wooten me maskë në fytyrë duke përshëndetur punonjësit që i këndonin “Urime ditëlindjen”, derisa ai po dilte nga spitali në karrocë të dekoruar me balona – dy ditë para ditëlindjes.
Wooten si kapiten i klasit të parë kishte marrë pjesë në lu*ftë kundër nazizmit, kurse vitin e kaluar udhëtoi në Francë për të marrë pjesë në 75-vjetorin e zbarkimit të trupave në Normandi.