Kjo është mosha e njëmbëdhjetë personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.530 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 478 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vd*ekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç) Prizren 2 raste (82,72 vjeç) Ferizaj 1 rast (60 vjeç) Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç) Gjilan 1 rast (72 vjeç) Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç) Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste kurse numri i rasteve aktive është 13.561.