Vaksina anti-koronavirus ‘Moderna’ jep të paktën 3 muaj imunitet


Vaksina Moderna Covid-19, e cila kohët e fundit u demonstrua të ketë 94 përqind të efikasitetit, bën që sistemi imunitar i njeriut të prodhojë antitrupa të fuqishëm që qëndrojnë për të paktën tre muaj, tregoi një studim. Studiuesit në Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), i cili bashkë-zhvilloi ilaçin, studiuan përgjigjen imune të 34 pjesëmarrësve të rritur, të rinj dhe të moshuar, nga faza e parë e një studimi klinik.

Duke shkruar në New England Journal of Medicine, ata thanë që antitrupat, të cilët ndalojnë virusin Sars-CoV-2 të pushtojë qelizat njerëzore, “ranë pak me kalimin e kohës, siç pritej, por ata mbetën të ngritur në të gjithë pjesëmarrësit tre muaj pas vaksinimit.’’

Vaksina, e quajtur mRNA-1273, administrohet në dy injeksione, të dhëna 28 ditë me ndarje. Edhe pse numri i antitrupave zbehet me kalimin e kohës, kjo nuk është domosdoshmërisht një arsye për shqetësim. Drejtori i NIAID Anthony Fauci dhe ekspertë të tjerë kanë thënë se ka shumë të ngjarë që sistemi imunitar të kujtojë virusin nëse do të ekspozohet më vonë, dhe më pas të prodhojë antitrupa të rinj.

Në mënyrë inkurajuese, studimi tregoi se vaksina aktivizoi një lloj të caktuar të qelizave imune që duhet të ndihmojë në të ashtuquajturën përgjigje të kujtesës, por vetëm studimi afatgjatë do të konfirmojë nëse do të jetë me të vërtetë kështu.