Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska konsideron që nëse provimi i maturës mbahet konform protokolleve shëndetësore i njejti do të jetë i sukseshëm, dhe me këtë do të bëhet rrumbullakimi i sukseshëm i vitit akademik. Gjatë muajit nëntor nxënësit kanë përfunduar me dorëzimin e detyrave projektuese, thotë Carovska, e cila u bën thirrrje maturantëve ti paraqesin lëndët e provimit duke rrespektuar afatet e caktuara ligjore.
“Matura është pajisje me dituri deri në një nivel të caktuar dhe certifikim i gjithë asaj diturie më pas. Jam e bindur që përmes respektimit te protokolleve shëndetësore nga të gjithë bashkë, do të kemi maturë të sukseshme nëse situata me pandeminë vazhdon të jetë e tillë siç është për momentin, por në pajtim me afatet ligjore ata duhet ti paraqesin lëndët.
Detyrat projektuese nxënësit i kanë paraqitur qysh në mujain nëntor, andaj konsideroj që do të kemi një maturë të sukseshme, gjithshtu edhe një vit të përfunduar me sukses.”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.