Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov nuk hedh poshtë mundësinë që Shkupi të vendoset në karantinë për shkak të ajrit të ndotur. Megjithate sic thotë ai, edhe nëse vendoset karantina, ajrin sërish do ta thithim. Për Shilegovin është me rendesi që të lokalizohen ndotësit kryesor të ajrit.
“Çdo propozim që është për qëllim të mirë dhe që në thelb mund të ndihmojë në luftën për ajër më të pastër në të gjithë vendin është i mirëpritur. Me karantinë apo pa karantinë ajrin do ta thithim, problemi është se si t’i lokalizojmë ndotësit, dhe pastaj të ndërmerren masat e duhura, që në atë mënyrë ndotja të zvogëlohet. Kjo është qasja më e duhur për mua”, deklaroi Petre Shilegov, kyetar i Qytetit të Shkupit.
Përshkak të ndotjes enorme të ajrit në vend ambeintalisti Afrim Osmani kërkoi nga autoritetet të vendoset karantina në të gjithë qytetet ku grimcat PM 10 tejkalojnë pragun e lejuar. Pasi numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur është dyfish më i madh se vdekjet nga koronavirusi.
“Masat anti-kovid janë mbajtja e maskës siç është rasti edhe mbajtja e maskës nga aero-ndtoja. Më pas e kemi komunikacionin i cili është një nga faktorët kyç për ndotjen, duhet të ketë restriksione në komunikacion dhe në fund pse jo karantina e popullatës në përgjithësi”, pohoi Afrim Osmani, ambientalist.
Sipas hulumtive automjetet janë shkaktari kyç për nga ndotja e ajrit por ende nuk janë në funkson etiketat ekologjike të kuqe, të verdha dhe të gjelbra që duhet t’i klasifikojnë automjetet sipas shkallës së lëshimit të gazrave. Shilegov thotë se ligji është në ministrinë e ekonomise por se përshkak të Kovid 19 ligji i tillë nuk ka arritur ende në Kuvend. Ndërsa kryetarët e dhjetë komunave erdhën me veturat e tyre për të nënshkruar marrëveshje për menaxhimin me ajrin. U formua një ekip i përbashkët i inspektorëve dhe redarë komunal për parandalimin e ajrit të ndotur.