Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po këmbëngulin se nuk do të votojnë asnjë kandidatë tjetër për president të vendit, përveç Ramush Haradinajt. Megjithëse shpresojnë në racionalitetin e partive politike për ta pranuar Haradinajn për president si mundësi reale në AAK i shohin edhe zgjedhjet e reja. Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi në një intervistë për KosovaPress konfirmon takimin e javës së ardhshme me krerët e partive politike. Aty sipas tij do t’i paraqitet kandidatura e Haradinajt për të parin e vendit dhe argumentet pse e meriton një postë të tillë.
E refuzimin e deritanishëm të PDK-së por edhe vet partnerëve të koalicionit qeverisës për t’ia garantuar votat Haradinajt Isufi thotë se duhet negociuar ata pasi me të parën askush nuk pranon. “Besoj që do të mbahet takimi edhe do të vlerësohet situata por edhe do të bisedohet për kandidatin e presidentit. Këtë rast mendojmë që Ramush Haradinaj i plotëson kushtet dhe rrethana të caktuara dinë të sillet si lider i vendit të vet. Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu edhe rreth krijimit të ushtrisë ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës.
Edhe raportet me ndërkombëtar i ka sqaruar drejtpërdrejtë ashtu siç burrështetas…Me të parën nuk e ofron askush mundësinë që të thotë po, sepse është edhe çështje e interesave politike të partive. Por në fund besoj që do të jetë në shprehje racionaliteti i partive politike, i Kuvendit të Kosovës se aty votohet. Në bazë të votave që mund të ketë kandidati mund të zgjidhet. Prandaj ndodhin edhe negociatat, takimet nuk janë të lehta sepse partitë politike më së pari e shohin vetën mandej interesat me të tjerët. Por në këtë moment kisha thënë që partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat më të ngushta partiake. Duhet të shkojnë në atë se çka kërkon Kosova sot”, u shpreh ai.
I dyti i AAK-së shprehet kategorik kundër çdo mundësie që 14 deputetët e AAK-së në Kuvend të votojnë kandidat tjetër për president, jashtë liderit të tyre partiak. Madje thotë se nëse nuk ka zgjidhje që Haradinaj të merr postin e presidentit, zgjedhjet janë mundësi vijnë në shprehje. Isufi: Zgjedhjet janë një prej aspekteve që mund të vijnë në shprehje
“Zgjedhjet janë një prej aspekteve që mund të vijnë shprehje, për shkak se nëse nuk ka zgjidhje atëherë ka zgjedhje. Ne e kemi paraqit jo pa qëllim kandidaturën e parë të zotëri Haradinaj sepse kemi dashur me pri në këtë proces në mënyrë mbetemi në momentin e fundit duke shtyrë procesin, ose imponuar zgjedhje…Derisa ne e kemi kandidatin tonë edhe i kemi dhënë arsyetimet edhe po i japim atëherë është e palogjikshme të mendojmë ndryshe, sepse edhe në rrethana të caktuara, kur kemi thënë për rolin e kryeministër për shembull, kur na kanë thënë pse po ngulni këmbë se vota nuk është e mjaftueshme sa i përket nivelit të partisë. Por ne po konsiderojmë se njerëzit duhet të zgjedhën në vendin adekuat ku e meritojnë për shkak se funksionimi i tyre do të ishte më i mirë për shoqërinë”, thotë ai.
E dallimet për këtë postë, Isufi thotë nuk po ndikojnë në funksionimin e qeverisë Hoti. Isufi: Nuk ka ndonjë lidhje çështja e presidentin me funksionimin e qeverisë. “Nuk besoj që ka ndonjë lidhje çështja e presidentin me funksionimin e qeverisë. Më shumë ka mos dakordim mes partnerëve politikë sesa ka të bëjë me presidentin”, deklaron Isufi. Megjithëkëtë, nënkryetari i AAK-së, kritikon qeverinë për mos komunikim me opozitën për kalimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Isufi: Qeveria po gabon që nuk po komunikon me opozitën. “Kjo qeveri është ka gabon që nuk po komunikon edhe me opozitën, ashtu si duhet. Kur ka nevojë për një interes të përgjithshëm duhet të ulemi të gjithë bashkë të shqyrtojnë nëse ka propozime tjera, pse jo të merren parasysh me mundësi buxhetore që ekzistojnë”, thotë ai. Tanimë janë bërë një muaj që kur ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të shtetit. Derisa në krye të shtetit si ushtruese e detyrës është Vjosa Osmani, partitë politike ende nuk kanë biseduar për të gjendur një zgjidhje për këtë postë