Ushtari i UÇK-së që i mbushi 16 vjeç në vijat e frontit, Fadil Berisha sjell rrëfimin e jashtëzakonshëm

Bekim Juniku nga Gjakova ditëlindjen e 16-të e kishte festuar në vijat e frontit kur si një djalë i ri i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke rrëfyer historinë e tij personale për kohën e lu*ftës në Kosovë ky ish ushtar i UÇK-së ka treguar se si kishte ikur nga shtëpia për t’ju bashkuar lu*ftës për çlirimin e vendit ndërsa ua kishte lënë një letër prindërve me të cilën i njoftonte ata se kishte vendosur për ta veshur uniformën e UÇK-së dhe se në rrugën e tij nuk kthehet më pas. Videon me këtë rrëfimin të jashtëzakonshëm e ka publikuar fotografi i njohur shqiptar me famë botërore Fadil Berisha.

“LIRIA KA EMËR: Bekim Juniku e kishte festuar ditëlindjen e 16-të në vijat e frontit si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të shkuar në lu*ftë ai kishte ikur nga shtëpia. Motrës ia kishte një letër për t’i njoftuar prindërit se në rrugën e tij nuk kthehet më pas. Pak kohë më vonë babai i tij do t’i bëhej bashkëluftëtar. Ky është një rrëfim i jashtëzakonshëm për djemtë e rinj që lanë gjithçka për çlirimin e Kosovës. Shpërndajeni këtë video. #LiriaKaEmer” ka shkuar Fadil Berisha.

Ish ushtari i UÇK-së Bekim Juniku gjithashtu rrëfen se më pas në lu*ftë ishte bërë bashkë edhe me babanë e tij. “Prej marrëdhënies babë-bir kaloi në marrëdhënie bashkëlu*ftëtarë. Ishte një lloj krenarie. Edhe pse isha shumë i ri në moshë m’u dukke vetja se jam i pjekun para vaktit. U nisha shumë ma i fortë” thotë ai. Videon e plotë mund ta shikoni më poshtë: