Qeveria rikthen në fuqi masat kundër ndotjes së ajrit


Stina e dimrit solli përsëri ajrin e ndotur. Tetova, Kumanova dhe Kavadari tejkaluan pragun e alarmit për grimcat PM10. Me këtë rast, në qoftë se grimcat PM 10 e tejkalojnë pragun për dy ditë radhazi, atëherë hyjnë në fuqi rekomandimet e Qeverisë, të miratuara në vitin 2017. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka informuar institucionet kompetente.
Siç bëjnë me dije nga shërbimi qeveritar, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të detyruar të të kërkojnë që të lirohen nga puna grupe të caktuara të shoqërisë si dhe të bëhet riorganizim i orarit të punës.

Qeveria
“T’i rekomandojnë të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, që vuajnë nga infarkti miokardial ose goditje në tru, pavarësisht nga mosha, me rekomandimin e mjekut të familjes.
T’i rekomandojnë të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në hapësirë të hapur të punojnë nga ora 11.00 deri në ora 17.00.
Të rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në hapësirë ​​të hapur”. Ndërsa, Qeveria duhet të kërkoj zvogëlim të përdorim të veturave zyrtare deri në 50%

Qeveria
“Të detyrojë të gjithë organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronësi të shtetit, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale të zvogëlojnë deri në 50% përdorimin e automjeteve zyrtare. Të sigurohet kufizimi i punimeve në objektet e ndërtimit”
Ndër masat tjera poashtu edhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit duhet të fillojë kryerjen e kontrollit të shpeshtë të instalimeve që kanë leje, të kryejnë matje kontrolli të emetimeve të ndotësve në ajrin ambiental si dhe masa të tjera.