Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Drenas, Eset Bajraktari ka treguar versionin e tij për përl*eshjen me imamin Osman Musliu.
Bajraktari thotë se Hoxhë Mulsiu nuk ka qënë në vendin e punës por mysafir. Ndërsa për vetën e tij, ai thotë se ishte në vendin e punës, për më tepër Bajraktari pretendon që ishte sul*muar i parë nga Musliu.
Tutje ai ka thënë se rasti i tij është derguar në gjykatë.
Reagimi i tij:
Të nderuar qytetarë dhe besimtar të Kosovës. Siq e keni parë edhe në media lajmin, ndodhi një inc*ident I vogël pa dashjen time dhe pa inicimin tim mirpo jo i natyrës time dhe aspakt i profilit tim si Hoxhë.
Mirpo ja që këto probleme edhe ndodhin nganjëher, e rëndësishme është se si i qasemi problemit. Pa marr parasysh interpretimeve të ndryshme që bëhen në portale dhe rrjetet sociale unë dëshiroj që të ju siguroj ju dhe opinionin e gjërë për pafajsinë dhe pastërtin time në këtë qështje, inc*idente të tilla janë pritur qysh moti të ndodhin në Këshillin e Bashkësis Islame të Drenasit ku unë punoj si Sektretar i përgjithshëm qysh tash e 24 vite.
Mirpo 10 vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira si pasojë e prezencës se këtij lloj njeriu i cili kurrë nuk ka provuar që shqetësimet e tij ndaj punës së KBI-Drenas ti zgjedh me rrugen e dialogut dhe rrugen e marrëveshjeve siq i takon një njeriu normal. Për qështje se kush u sulmua dhe kush ishte viktima nuk dua të hy në at qështje fare sepse rasti ka shkuar në organet kompetente të drejtësis, mirpo ju duhet ta dini që un kam qenë në vendim tim të punës ndërsa ai ka qenë “musafir” siq ishte këto vitet e fundit, musafir i padëshiruar.
Po ashtu kërkoj edhe nga instancat më të larta të BIK që të marrin masat adekuate me normat e BIK ndaj këtij personi. Ata që më njohin e dinë që unë nuk jam njeri i problemeve sepse këtë nuk ma lejon kultura e familjes, shkollimi im, profesioni im e mbi të gjitha misioni im në të cilin jam i përkushtuar me dekada.
Profili i tij dihet qysh moti, i stërmbushur me denoncime, rrahje, mashtrime, ky nuk është rasti i parë që ka ndodhur në KBI-Drenas kësi soji, mirpo ka edhe raste të tjera, sepse viteve të fundit ky musafir i padëshiruar,arrogant kishte kërcënuar, ofenduar puntorë tjerë të KBI-Drenas, rasti im është rasti i fundit dhe shpresojmë të jetë i fundit edhe për të.
Gjykata dhe policia posedon inqizimet e kamerave të siguris të cilat inqizuan rastin dhe në bazë të atyre inqizimeve del në pah se kush su*lmoj i pari unë apo ai, a ishte ai në vendin e tij të punës apo isha unë.
Ju shprehë falënderimet e mija më të përzemërta të gjithë atyre të cilët u ndjenë të shqetësuar për mua si pasoj e këtij rasti, shpresojmë që raste të tilla të mos ndodhin më në KBI-Drenas po edhe gjithkundë tjetër.
…kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
(Shura; 40-43)
Me rrespekt Eset Bajraktari
Për të gjithë ata të cilët nuk patën mundësi ta ndjekin prononcimin tim per media ju lus ta shiqoni videon më posht.