Kryetari i sapo zgjedhur i BFI-së Shaqir Fetahu, sot ka marrë edhe zyrtarisht Marshurën ose dekretin për të ushtruar edhe zyrtarisht detyrën si Reis Ul Ulema. Në ceremoninë e mbajtur në Xhaminë qendrore të Shkupit “Mustafa Pasha”, Fetahu deklaroi se do të mundohet me të gjitha potencialet fetaro-intelektuale që i kanë, që islamin ta prezantojnë në formën burimore, por edhe për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshe. Fetahu shtoi se BFI do të jetë subjekt kreativ dhe pozitiv në shoqërinë e vendit për të ruajtur bashkëjetesën, multi-konfesionalitetin, për të ngritur vetëdijen për paqe dhe tolerancë.
“Sot ishte një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë besimtarët, për të gjithë pjesëtarët e islamit. Por ishte ditë e madhe edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi. Sot dhamë betimin se do të jemi në krye të detyrës mu ashtu siç kërkojnë parimet e islamit, pra libri i shenjtë Kurani famë lartë dhe porositë e Muhamedit s.a.v.s.”, deklaroi reisi Shaqir Fetahu.
Në ceremoninë e shpërndarjes së dekretit për Reisin Shaqir Fetahu morën pjesë përfaqësues të bashkësive fetare nga Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe vende të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=p2mzbC8Q-HI&feature=emb_err_woyt