Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se e mori vesh nga mediat për emërimin e Flakron Shalës djalit të deputetit Haxhi Shala si Konsull i Përgjithshëm në Çeki.
Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria është në rishikim të rrjetit të misioneve diplomatike.
“Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin.”, ka thënë ai.
Postimi i plotë: