Politika si gjithmonë mundohet të ketë ndikim në çdo lëmi qoftë në aspektin pozitiv qoftë në atë negative, kuptohet që tenton të ndërhyjë edhe brenda organizimeve të jetës fetare, por BFI është e ndarë nga shteti e vepron në mënyrë autonome tha kreu i ri i BFI-së Shaqir Fetahu në “Argument” në TVM 2. Ai mohon ndikimet politike nga kushdoqoftë në zgjedhjet e fundit në BFI . Thotë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike.
“Ne patjetër të kemi bashkëpunim, do të mundohemi maksimalisht që BFI të jetë mbipartiake, mbi të gjithë. Partitë politike shqiptare janë të gjithë anëtarë të bashkësisë islame e ne do mundohemi që në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha partive. Në fund të fundit ne duhet të jemi si një prind që i ka parasysh të gjithë. Zgjedhjet e fundit në BFI, edhe zhvillimet e reja, kanë qenë autonome pa ndikim të ndonjë partie politike. Edhe zgjedhjet e fundit kanë qenë jashtë ndikimit e do të ganartojë vazhdimin ebashkëpunimit me të gjitha subjekteve politike por do mundohemi të jemi atunomë në organizimin e jetës fetare islame.”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.
Mendimi kundër në BFI, Fetahu: BFI është e të gjithëve, të hapur për debat
E teksa shprehet për bashkëpunim me të gjithë për të mundësuar organizimin e jetës fetare, Fetahu është i gatshëm për bashkëbisedim edhe me ata që mendojë ndryshe në kuadër të vetë Bashkësisë Islame.
“Ne jemi të hapur që në BFI të bisedojmë me të gjithë. Kemi edhe shpifje dhe fyrje që mendoj se janë të një niveli të ulët që nuk i takojnë një besimtari e një njeriu që thotë se i takon islamit. Ne kemi mënyra të tjera për të biseduar e debatuar. Duhet të kuptojmë realitetin demokracia është koha e mendimit të lirë. Të ndalësh mendimit të lirë është kundër parimeve të fesë islame e demokracisë. BFI është e të gjithëve është ajo që dëshiron të dëgjojë çdokënd por kuptohet njerëzit duhet t’i afrohen asaj e ajo ka kujdesin ndaj të gjithë “fëmijëve” të saj” tha Fetahu.
Fetahu shpalosi në “Argument” edhe vizionin e tij në drejtimin e Bashkësisë Islame, ku pikërisht uniteti është kryefjala e veprimeve që premton kreu i ri i saj, bashkë me organizimin sa më të mirë të jetës fetare dhe betejën ligjore për kthimin e pronave të BFI-së.