Kreshnik Bekteshi për kryetar komune në Kërçovë?!


Ministri aktual i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të jetë kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Kërçovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen tetor të vitit 2021.
Kandidatura e Bekteshit për zgjedhjet lokale mësohet nga burime të besueshme brenda BDI-së.

Kujtojmë në zgjedhjet e fundit, BDI-ja e fitoi Kërçovën me Fatmir Deharin. Vlen të theksohet se fitorja e Deharit erdhi për shkak se aso kohe kandidaturën e tij, e mbështeste edhe opozita e cila nuk nxorri kandidat me të vetmin qëllim fitoren e kësaj komune nga shqiptarët.