Kanë filluar hetimet për aks*identin rrugor që ndodhi dje rreth orës 17:00, ku një qytetar 54 vjeçar ndërroi jetë. Aks*identi ka ndodhur në qytetin e Kavadarit.
“Në rrugën rajonale në Kavadar, afër varrezave të qytetit, ka ndodhur një ak*sident rrugor ndërmjet traktorit Ursus me rimorkio drejtuar nga 24 vjeçari, veturës Golf drejtuar nga 51 vjeçari dhe veturës Opel drejtuar nga 46 vjeçari. Sipas informative të para, deri te aks*identi erdhi kur drejtuesi i veturës Golf tentoi të parakalojë traktorin me rimorkio”, raportojnë nga Prokuroria themelore publike.
Vi*ktima e këtij ak8sidenti, 54 vjeçari, nuk është drejtues i asnjërit automjet, ai gjendej në veturën Golf. Të lën8duar nga ky aks8ident janë edhe katër persona tjerë.