Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në festivalin e “Eurovision 2021”


Në mesin e emrave të njohur në pjesëmarrjen e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH, njëri prej tyre tashmë është shpallur fitues.
Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.
Edicioni i ardhëm do të mbahet në Holandë nga data 18 deri 22 maj të vitit 2021.