Kumanovë, analizat e gjakut bëhen në të njëjtin vend me testet COVID


Këta pacientë janë pozitiv me CoVdi-19. Por nga kurimi shtëpiak vijnë vetë çdo ditë për shërbimet ambulantor në Spitalin e Kumanovë. Analizat e gjakut i bëjnë në laboratorin e njëjtë, ku hynë e dalin edhe pacientët e tjerë për një pasqyrë të thjeshtë të gjakut. Kjo zonjë është në ditën e 14 të kurimit, por druan se duke u bredhur nëpër reparte mund të përhap virusin edhe tek të tjerët.

“Marrim terapi nga reparti infektiv, këtu vij në kontroll sërish kthehem tek Infektivja dhe kështu me ndihmën e Zotit dhe mjekëve do të bëhet mirë. Si nuk frikësohem, unë sa jam kujdesur por nuk e di se si u infektova” “Po, këtu janë vetëm pacientët me kovid dhe ata të dyshimtë e për analiza të tjera janë lartë. Por, është reparti i njëjtë objekti i njëjtë dhe dera e njëjtë, sa është e rrezikshme që të përhapet infeksioni? Po këtë i kemi mundësitë s’kemi tjetër zgjidhje!’ deklaroi Shqipe Mehmeti, Laborante

Për të mos shkelur vendimin e izolimit shtëpiak, paraqiten në polici për të treguar urgjencën e tyre. Radhë të gjata të pacientëve pozitiv për terapi ditore bëhen edhe në repartin infektiv të qytetit. “Nëse është rast nga spitali duhet ata ti dërgojnë, rastet ambulantore ne duhet ti qojmë vetë.”

“Pres të kontrollohem, mora infuzione e kurime tjera dhe tani presim të shkojmë në kontroll. A keni marr terapi? Po, Sumamed, infuzione dhe vitamina. Pa bërë test? Po, pa bërë asnjë test”. Shqetësimi mjekëve është të mos marrin në qafë dikë të pafajshëm, por nuk kanë rrugëdalje tjetër. Krye mjekja e laboratorit tha se kanë improvizuar një hapësirë sadopak të parandalojnë rrezikun.

“Sipas gjendjes aktuale që është situatë e jashtëzakonshme jemi munduar me çdo kusht të bëjmë ndarjen e pacientëve që janë me kovid pozitiv dhe pacientët e rregullt që vijnë na laborator. Do të thotë e kemi improvizuar një punkt për rastet pozitive që vijnë prej infektives dhe pjesa tjetër e pacientëve që vijnë prej reparteve të tjera- pohoi Mevlane Ismani, Krye mjeke e Laboratorit të Spitalit në Kumanovë

Sipas autoriteteve në këtë laborator të shtetit, brenda një dite merren nga 30-50 njësi gjaku për analiza, të cilat janë të domosdoshme në përcjelljen e shëndetit të pacientëve me koronavirus. Gjithashtu, fotografimi i rregullt i mushkërive në rëntgen për këta të prekur, bëhet në objektin e njëjtë ku rëntgen bëjnë edhe pacientët, të cilët kanë fraktura kockash apo probleme tjera, duke rrezikuar të infektohen me CoVid19./Alsat