Në orët e mëngjesit të kësaj të shtune njësiti special “Tigrat” kanë terr*orizuar një familje shqiptare në Shkup.
Rasti bëhet ska*ndaloz nga shkaku se “Tigrat” kanë bas*tisur shtëpi të gabuara nga ato që ata kanë patur në fletë-udhëzimet e tyre dhe atë pas dy orëve të plota me sjellje aspak njerëzore të njejtit nuk kanë kërkuar falje pronarit të familjes.
Ngjarjen në fjalë e ka den*oncuar Jasin Rexhallari, familja e të cilit ishte vi*ktimë e këtij trajtimi aspak dinjitoz nga ana e njësitit Tigrat pranë MPB.
“Funksionarët shqiptarë ende qëndrojnë vetëm si figura kurse familjet shqiptare kanë mbetur pa mbrojtje institucionale dhe me vite të tëra etiketohen, malltretohen dhe përdoret një dhune e paparë ndaj tyre.Kërkohet që sa më parë të ndalet dhuna ndaj familjeve të pa mbrojtura shqiptare sepse edhe shqiptarët janë njerëz dhe qytetarë të këtij vendi”, ka denoncuar në profilin e tij në Facebook, Jasin Rexhallari.