Gjendet nga familjaret e tij 28 vjeçari nga Malisheva që u raportua si i zhdukur


Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur nga familjaret e tij, pasi ishte raportuar nga se është zhdukur. Ai për momentin ëshë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Ndërkohë që sot gjatë ditës një portal lokal, ka publikuar disa imazhe, ku shihet një i ri, i lidhur dhe i shtrirë në tokë. Ndërsa pretendohet se bëhet fjalë për 28 vjeçarin.
Familjarët kanë raportuar se Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.