Va*rroset kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej që vdiq nga COVID-19


Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e va*rrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili v*diq në moshën 90-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.
Vetëm të afërmit e Irinejt, klerikët dhe disa personalitete të tjera, përfshirë presidentin Vuçiq dhe anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, u lejuan brenda kishës Shën Sava.

Qytetarët e ndoqën ceremoninë e varrimit nga ekranet e mëdha, të vendosura jashtë kësaj kishe.
Gjatë eulogjisë, Vuçiq tha se Irinej është munduar që të gjejnë rrugë për Serbinë, që të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.
“(Irinej) Ka vepruar në mënyrë racionale, duke kërkuar rrugë që të ruajmë, ose të paktën të mos e pranojmë në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës, duke e kuptuar realitetin e vështirë”, tha Vuçiq.

Kisha Ortodokse Serbe fuqishëm kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Shumica e klerikëve që morën pjesë në ritet e va*rrimit brenda kishës, nuk kishin maska dhe pa maska ishin edhe disa persona që qëndronin jashtë. Megjithatë, shumica e qytetarëve që u mblodhën në Beograd kishin veshur maska dhe u munduan që të mbanin distancë fizike nga njëri-tjetri.

Irinej rezultoi pozitiv me COVID-19 më 4 nëntor dhe vdiq më 20 nëntor.
Ai kishte marrë pjesë në varrimin e mitropolitit Amfilohije të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, i cili vdiq nga COVID-19, ku morën pjesë mijëra persona, të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.