Erdogan: Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër, ne parashikojmë që të ardhmen tonë ta ndërtojmë bashkë me Evropën”.

Nëpërmjet lidhjes direkte nga rezidenca Vahdettin në Stamboll, Erdoğan mbajti një fjalim në Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetet Kütahya, Afyonkarahisar, Batman dhe Siirt.
Ai tha se synojnë të mos luftojnë me askënd as brenda dhe as jashtë, të mos shkelin të drejtat, legjitimitetin dhe qëndrimin legjitim të askujt. Erdoğan thotë se duan të jenë në një bashkëpunim më të fortë me miqtë dhe aleatët e tyre.

“Ne presim që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet që na ka dhënë, të mos bëjë diskriminim ose të paktën të mos bëhet vegël për armiqësitë kundër vendit tonë. Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër. Ne parashikojmë që të ardhmen tonë ta ndërtojmë bashkë me Evropën. Marrëdhëniet tona të gjata dhe të afërta të aleancës me SHBA-në dëshirojmë t’i përdorim në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe globale. Ne kurrë nuk mund të injorojmë vendet si Rusia dhe Irani që kemi marrëdhënie historike të rrënjosura”, tha Erdoğan.