I pari i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në mënyrë unike ka uruar Ditën e Alfabetit Shqip nga shtëpia e Kongresit në Manastir, ku më vitin 1908, rilindasit shqiptar njësuan Alfabetin e gjuhës shqipe.
“Uroj për këtë ditë të madhe, nga qyteti i Manastirit, ndryshe i njohur edhe si “Qyteti i Konsujve”, vend në të cilin dikur ka lulëzuar diplomacia dhe kultura. Pikërisht këtu, rilindasit tanë, përveç që vunë themelin e gjuhës shqipe edhe shprehën gatishmërinë për të komunikuar me tjerët dhe për të zhvilluar diplomacinë”, ka thënë mes tjerash Osmani.
Osmani zotohet se do të punojë dhe kontribuojë për përmirësimin e komunikimit mes popujve.
“Që atëherë shqiptarët janë faktorë i rëndësishëm në Ballkan; një faktorë paqeje dhe stabiliteti. Andaj, do vazhdojmë ta kultivojmë gjuhën tonë. Do kontribuojmë për paqen në Ballkan. Do kontribuojmë për pajtimin mes popujve. Do punojmë në rrugëtimin evropian dhe do mbërrijmë atje, … ku gjuhët e ndryshme janë vlerë e shtuar, bashkë me shqipen edhe të tjerët.”