Italia raportoi sot 34 767 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, rreth 2 500 më pak se dje, duke e çuar totalin e tyre në 1 380 531.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, rritja e viktimave është 692, për një total prej 49 261 që nga fillimi i urgjencës.
Shtimi i numrit të pacientëve të pranuar në kujdesin intensiv COVID-19 po ngadalësohet, gjithashtu, me vetëm 10 persona të shtruar në pavijonet e reanimacionit në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në 3 758.
Aktualisht, pozitivë janë 791 746 persona, 14 570 më shumë në një ditë më parë.