EMIGRANTËT ENDE TË PRANISHËM NË LIKOVË, TË URITUR, PËRBALLEN ME INFEKSIONE TË NDRYSHME


Safuat Estef kapi trenin e fundit nga Gjevgjelia për në Tabanovcë para se të mbyllet ruta Ballkanike e emigrantëve në vitin 2016.

Erdhi nga qyteti i Alepos të Sirisë dhe prej dy vjetësh jeton në Maqedoni.

Ai po punon si vullnetar në Kryqin e Kuq në Llojan të Liokvës, ndërsa çdoherë ndihmon emigrantët që kalojnë nëpër këtë fshat.

Gjatë ditës puna e tij është të patrulloj malet e Llojanit, dhe të gjejë emigrantë për t’u ndihmuar.

Por mali i kujton kohët e vështira që kishte kaluar për të arritur në Maqedoni.

Bashk me Safuatin, është edhe Uroshi, ai po na drejton në pikat ku mund të qëndrojnë emigrantët.

“Kjo është rruga e Miratocit, në kufi me Serbin. Këtu kalojnë shpesh emigrantët. Tërë ditën bëjmë kontrolle në ato ruta në të cilat mendojmë se kalojnë emigrantët”, tha Uros Metamet, Kryqi i Kuq.

Makina nuk mund të ngjitet me tej në male.

Safuati po ngjitet malit për të gjetur bashkëkombësit e tij.

Ai dy vjet me radhë kërkon azil në Maqedoni, por thotë se nuk ka marr asnjë përgjigje nga shteti.

“Nëse unë do të merrja dokumentet, jeta ime do të ndryshonte. Unë tani punoj si vullnetar në Kryqin e Kuq, dhe nuk punoj për para, nëse do të kisha dokumentet, do të mund të studioja këtu dhe të punoja ndonjë tjetër punë, por nuk është e lehtë për t’i marr, nuk e di pse”, u shpreh Safuat Estef, azil kërkues.

Duke kërkuar, gjetëm një grup emigrantësh prej mbi 40 personave të cilët aty kishin arritur të mërkurën.

Të rinjtë nga Siria, që kanë marr rrugën për Evropë, nuk deshën të flasin para kamerës, por thonë se kanë nevojë për ushqime dhe medikamente.

Shumica prej tyre ishin të lodhur nga rruga, ndërsa rrëfenin dhimbjet e këmbëve nga të ecurit. Në mungesë të higjienës ata po përballen edhe me infeksione.

Safuati ndihmon edhe si përkthyes.

“Në kohën e verës, në mungesë të higjienës, më shumë përballen me infeksione në lëkurë, si fruthi dhe kështu me radhë. Të tjerat kanë kokëdhimbje, dhimbje të dhëmbit e gjëra tjera”, tha Bojan Petrovski, Kryqi i Kuq – Mjek.

E ky fëmijë mundohet që me duar ti tregoj mjekut se ku ka dhimbje. Atij po i dhembë këmba.

“Cfarë ka fëmija?

Mendova se mos është ndonjë infeksion por, e ka nga kafshimi i insekteve”, u shpreh Bojan Petrovski.

Mbaroi ushqimi që kishim me vete.

Uroshi po lajmron tek qendra e kryqit të kuq në Llojan që të bjerë më shumë ushqime.

“Nëse mundet dërgoni më shumë ushqime kemi nevoj”, tha Urosh Metamet.

Pas kësaj pike plot me emigrant, duhet të bëjmë kontrolle edhe në një vend tjeter.

Një shpell, ku përfaqësuesit e Kryqit të Kuq thonë se këtu shpesh herë hasin në emigrant kur është koha me shi.

“Ashtu edhe në këtë vend vijnë emigrantët, bëjnë gjumin këtu në mbrëmje kur është koha me shi, sepse nuk kanë vend tjetër kur të shkojnë. Këtu shpesh herë i presim, nëse është dita me shi e dimë që neser do të jenë këtu”, tha Metamet.

Nga viti 2015, përmes Maqedonisë për Evropë, kanë kaluar rreth 400 mijë emigrant.