Çudia e së shtunës. Në Beograd preken pse askush nga Kosova nuk shprehu ngushëllime për Irinejn

Beograd, 9. juna 2020.- ARHIVSKA FOTOGRAFIJA OD 18. jula 2019.- Srbija ne bi trebalo da prihvati da se dijalog izmedju Beograda i Pristine vrati na pocetak, ako zaista postoji takva ideja, smatra direktorka CEAS-a Jelena Milic.Ona tako vidi ocene nekih evropskih analiticara po kojima specijalni posrednik EU za dijalog Beograda i Pristine Miroslav Lajcak ima nameru da u pravljenju nacrta za nastavak dijaloga Beograda i Pristine krece u pravcu prvobitnih principa na kojima se dijalog o noramalizaciji odnosa zasnivao od 2012. godine. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ nr

Pas infektimit me COVID-19 ka vdekur dje kryepopi i Kishës Ortodokse serbe, Irinej. Vdekjen e tij e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Derisa ngushëllime për humbjen e Irinejt kanë shprehur ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey e presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lidhur me këtë një reagim i çuditshëm e joracional ka ardhur nga drejtoresha për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliç. Ajo është shprehur e irritur se pse asnjë politikanë nga Kosova nuk ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Irinejt i cili përgjatë gjithë jetës së tij ka folur dhe vepruar kundër shqiptarëve.

Sipas saj, një gjë e tillë dëshmon se serbët në Kosovë nuk trajtohen barabartë. “Për fat të keq, në 24 orët e fundit, asnjë zyrtar i Kosovës nuk shprehu ngushëllime për serbët e Kosovës, gjë që ne konsiderojmë se ata nuk po trajtohen barabartë dhe të drejtë”, ka thënë Miliç.

Miliç ndryshe njihet për retorikë dhe qëndrime të përafërta me ato të Aleksander Vuçiqit.