Një histori e trishtë!


11 vjeçarët Din dhe Arsim Paçarizi kanë qenë nxënës të klasës së tretë të shkollës së fshatit Dragobil të Malishevës. Ishte 5 prilli 1989 dhe ata po luanin në fshat sikurse çdo ditë. Ishte ditë e mërkurë. Të nesërmen bëheshin fiks dy javë që Serbia me dhu*në e tan*ke e kishte suprimuar autonominë e Kosovës.

Dini dhe Arsimi akoma nuk e dinin se çfarë ishte as autonomia as republika. Ata dinin të luanin ndonëse e nuhatnin se diçka e jashtëzakonshme po ngjante në vendin e tyre. Atë të mërkurë një konvoj ushtarak serb stacionohet në vendin e quajtur Golesh në të dalë të fshatit të Dinit dhe Arsimit. Duke bërë “manovra” zunë të shtinin në drejtim të Dragobilit.

Dy 11 vjeçarët vr*iten dhe i ngel në gjysmë loja. Faji i vetëm i tyre? Ishin shqiptarë. Dhe kushdo që ishte shqiptar nuk e meritonte as të luante as të rritej as të shkollohej. Serbia kishte vendosur që Dini dhe Arsimi nuk meritonin as të jetonin. Kësisoj – një dhjetëvjeçar para Abrisë., Rezallës, Bellacërkës, Poklekut, Studimes, etj. – Serbia po e dëshmonte se ish në gjendje të lu*ftonte me tan*ke kundër fëmijëve dhe foshnjave. E Dini dhe Arsimi u bënë paralajmërimi që hasi në vesh të shurdhër të kancelarive botërore për atë çfarë do të bënte Serbia vite më pas.

31 vite më vonë kri*met serbe ndaj fëmijëve, grave dhe burrave shqiptarë vazhdojnë të jenë të pandëshkuara. Në vend të kri*minelëve serbë po gjykohen lu*ftëtarët shqiptarë, moshatarët e Dinit dhe Arsimit që vendosën të kapnin pu*shkët e lirisë për ta ndalur vr*asjen e Dinëve dhe Arsimëve të tjerë.