Video/As në morg as në spital, i riu kërkon informacion për babain


“Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”.

Është kjo deklarata e një djali të ri, për televizionin Ora Neës, ndërsa ndodhet përpara infektivit dhe pret të marri informacion zyrtarisht për të atin e shtruar prej tre ditësh në spital.

Sipas deklarimeve të bëra nga djali, në mënyrë jo zyrtare ai ka mësuar se i ati kishte ndërruar jetë ndërkohë që ai vijonte t’i dërgonte ushqime.

“Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur ai, pa arritur të mësojë zyrtarisht se çfarë ka ndodhur me të atin.