Blerim Latifi reagon ndaj Driton Selmanajt për Saranda Bogujevcin


Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj. “Jemi lodhur me këso gjëra”, është kjo deklarata e Selmanajt derisa ishte duke folur në një emision televiziv për të pagjeturit.

E krejt kjo ndodhi kur nga panelistët i është përkujtuar se “Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një maskre”, Selmanaj ia ka kthyer duke thënë ” “Jemi lodhur me këso gjëra”. Pas kësaj deklarate vërshuan reagimet e shumta kundër Selmanajt.

Për këtë, Blerim Latifi thotë se, kur nga Qeveria e Kosovës thonë që janë lodhur me këto rrëfime, atëherë pyet se çfarë mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja. Latifi ka publikuar edhe një fotografi të Sarandës. “Kur në Qeverinë e Kosovës ka njerëz që po thonë se janë lodhur nga këto rrëfime, paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja. Në foto: Saranda Bogujevci, pak ditë pas masakrës në familjen e saj”, shkruan Latifi në Facebook.

Ja postimi i plotë i Latifit: