Një pedofil i cili dikur punonte për organizatën “Save the Children” dhe që ishte dëbuar nga Britania një dekadë më parë është dënuar me vd*ekje në atdheun e tij në Pakistan. Sohail Ayaz u dënua me vde*kje të mërkurën pasi policia pakistaneze tha se ai është rrëfyer për dhu*nimin se*ksual të 30 fëmijëve në vendin e lindjes shkruan Daily Mail.
Zyrtarët thanë se kanë gjetur dhjetëra mijëra video dhe fotografi por*nografike të fëmijëve në kompjuterët që i përkisnin këtij burri. Në vitin 2008 ky person ishte punësuar në organizatën “Save the Children” e cila ka mision të kundërt me atë që ka bërë monstrumi. Kjo organizatë merret me mbrojtjen e fëmijëve në mbarë botën.
Në vitin 2009 ai ishte arr*estuar në selinë kryesore të organizatës dhe ishte dënuar me vetëm katër vjet bu*rgim pasi kishte pranuar se e ka dhu*nuar një djalë 14 vjeç. Policia britanike i kishte gjetur në shtëpi fotografi edhe të foshnjave 6-muajshe si dhe fotografi të adoleshentëve të lidhur ose me sy të mbyllur.
Ai u arr*estua në nëntor të vitit të kaluar në Pakistan pas dyshimeve për dhun*imin e një djali 13 vjeç në një rast të tmerrshëm që kishte zgjatur katër ditë. Ayaz që në Pakistan punonte si këshilltar qeveritar e kishte incizuar aktin e vet dhe e kishte shpërndarë videon në një rrjet të pedofilëve.
Gjatë marrjes në pyetje zyrtarët thanë se pedofili ka pranuar që i ka rrëmbyer dhe dhu*nuar se*ksualisht 30 fëmijë të tjerë në qytete të ndryshme të Pakistanit.