Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur në të gjithë botën. Ndërkohë kryesisht numrin më i lartë është shënuar në Shtetet e Bashkura dhe në Evropë.
Sipas TheGuardian, në disa statistika të publikura së fundimi nga OBSH-ja thuhet se në Evropë çdo 17 sekonda vdes një person si pasojë e infektimit me Covid-19.
Gjithashtu, në një videokonferencës, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr. Hans Kluge ka thënë se në 53 vendet që përbëjnë rajonin evropian të OBSH-së janë regjistruar më shumë se 15.7 milion raste me Covid-19, ku vetëm për këtë muaj janë raportuar 4 milionë persona të infektuar dhe gati 355,000 mijë vdekje.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Më tej ai ka thënë se sistemet shëndetësore janë të mbingarkuara dhe ka sugjeruar se në rast se do zbatohen masat për mbajtjen e maskës, Evropa nuk do të izolohet.
“Sistemet shëndetësore të vendeve janë mbingarkuar për shkak të pandemisë, duke nënvizuar që nuk do të jetë e nevojshme mbyllja në rast se rritet në 95% përdorimi i maskës i cili aktualisht në Europë është ende 60%,”-ka thënë ai.