Nobelisti Ferid Murad tregon sfidat për çmimin Nobel Ferid Murad (i lindur më 14 shtator 1936) është mjek dhe farmacist me famë botërore, i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998. Origjina e tij është nga Llakavica e Gostivarit, pikërisht për këtë edhe spitali i përgjithshëm i Gostivarit mbart emrin e tij. Ai është qytetar nderi i komunës së Çairit në Shkup, si dhe mjek nderi i shkencës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Autor i disa punimeve shkencore në fushën e farmakologjisë klinike. Nobelisti i dytë shqiptar me prejardhje nga fshati Llakavicë e Gostivarit, ka folur për portalin panacea.mk.
Ferid Murad nuk është vetëm emri i Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit! Ferid Murad nuk është vetëm fituesi i çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi që nga viti 1998! Ferid Murad është emri i mjekut, farmacisti, shkencëtarit me famë botërore… Njeriu biografia e të cilit nëse do të vendosej në ekran do të fitonte çmimin e filmit Oscar. I buzëqeshur, në humor të mirë me plot anekdota dhe histori nga biografia e tij. Kaq i madh, por kaq i thjeshtë. Përmes buzëqeshjes zbuloi se nuk dëshironte të fliste shumë për “forcën e shtatë”, sepse rrallë i vini të përgatitur dhe me detyrat e shtëpisë, por “frika” u zhduk shpejt dhe historia u nis nga rrënjët, nga toka e babait të tij…
Në fillim të bisedës sonë, do të doja t’ju pyesja se si ndiheni në Maqedoni, në vendin e rrënjëve tuaja, duke pasur parasysh se përmendët se vetëm pak herë keni pasur mundësi që të vinit këtu?
Ferid Murad: Për herë të parë kam ardhur këtu në vitin 1999 dhe mendoj se ky është udhëtimi im i pestë në Maqedoni. Erdha ta njoftoj Maqedoninë, babai im është nga Maqedonia. Është me të vërtetë bukur të vish këtu dhe të shikosh vendin e origjinës së tij. Kur erdha këtu, mësova se kam shumë të afërm në Maqedoni, shumica në Llakavicë, por edhe ata si unë janë zhvendosur në vende të tjera.
Ju jeni fituesi i çmimit Nobel, por më duhet të theksoj se duke lexuar për biografinë tuaj, për një moment mendova se, nëse do të inçizohek një film mbi jetën dhe origjinën e juaj… ndoshta do të mund të fitoni edhe një Oskar…
Ferid Murad: Ha, ha, ha… Për mua tashmë ka dy filma. Bëhet fjalë për filma të shkurtër. Njërin e bëra në vitin 1999 pasi mora Çmimin Nobel. Bëhet fjalë për filmin që zgjat dhjetë – njëmbëdhjetë minuta dhe është për fëmijë dhe i dedikohet pikërisht Çmimit Nobel dhe oksidit të azotit. Filmi mund të shihet në versionin elektronik në Muzeun e Nobelit, i cili përmban të dhëna për të gjithë fituesit. Ka një video tjetër të cilën e kanë bërë shqiptarët, dhe i referohet trashëgimisë time, origjinës. E kam parë, kam një kopje në zyrën time, por nuk mendoj se është në dispozicion për publikun.
Çdo fëmijë ka ëndërr ose ëndrron se çfarë do të bëhet kur të rritet, ndërsa ëndrra juaj a ishte mjekësia dhe a e kishit menduar ndonjëherë se do të ishit fitues i çmimit prestigjioz Nobel?
Ferid Murad: Që kur isha 10 ose 12 vjeç, e dija se do të bëhesha mjek. Ishte qëllimi im – të bëhesha mjek. Dhe me të vërtetë planifikova. E doja shkencën, kënaqesha në të. Lëndët e mia të preferuara ishin matematika, kimia, biologjia, fizika… kur arrita në universitet, fillova të mendoj për mundësitë dhe hulumtimet, ndoshta një kombinim i hulumtimeve dhe mjekësisë klinike, as që dija për Çmimin Nobel. Ishte kështu derisa kuptova se ndoshta në duar kisha kandidat për çmimin Nobel dhe se një ditë do ta fitoja. Ky mendim më duket, se lindi diku në vitin 1962 dhe kisha të drejtë, e fitova çmimin Nobel.
Përveç lidhjeve familjare me Maqedoninë, a keni edhe lidhje profesionale, a ka kërkuar dikush ndihmë ose këshilla prej jush?
Ferid Murad: Po, mjeku Ferid Muaremi është nipi im, i cili erdhi në laboratorin tim për një vit e gjysmë. Kjo ndodhi pasi i përfundoi studimet për mjekësi në Tiranë. Prej tek un ai erdhi në Shkup. Ai është i vetmi. Kam biseduar me shumë veta prej këtu, ka shkencëtarë në ASHAM, ku edhe isha, të cilët duan ose kanë dashur të bashkëpunojmë, madje së shpejti, për disa muaj dikush duhet të vijë në laboratorin tim për të punuar konkretisht në një projekt. Më duhet të theksoj se në ASHAM kanë laborator të shkëlqyeshëm, pajisje të shkëlqyera dhe staf profesional.