FIFA ka dënuar Serbinë dhe Meksikën me nga 10 mijë franga për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve në ndeshjet e xhiros së parë të Botërorit, njofton AP. Në arsyetimin e FIFA-s theksohet se tifozët serbë në ndeshjen kundër Kosta Rikës kanë paraqitur banerin fyes politik që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore. Sipas arsyetimit, transmeton Koha.net, tifozët meksikanë në ndeshjen kundër Gjermanisë kanë brohoritur parulla diskriminuese dhe fyese kundër komunitetit LGBTI kur portieri Manuel Neuer përgatitej për të dhënë topin.