Tetovë, tetë edukatore rezultojnë pozitiv me koronavirus


Tetë edukatore në Tetovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa shtatë edukatore të tjera janë në izolim shtëpiak. Si pasojë e dyshimeve për përhapjen e virusin, në izolim janë edhe tre grupe të fëmijëve.

Nga numri i madh i të infektuarve, kemi edhe të punësuar të rezultojnë pozitiv. Kemi tetë edukatore në të gjitha objektet por në krahasim me numrin e të punësuarve dhe ato që janë pozitiv, rezulton i vogël. Ato janë numër i vogël që të na pengojnë punën nëpër çerdhe”-tha Ramije Dauti, Drejtoreshë e çerdheve “Rinia” Tetovë.

“Rasti i fundit ishte infektimi i edukatoreve në fshatin Xhepçisht të komunës së Tetovës, ku për pasojë, është mbyllur çerdhja dhe që prej ditësh nuk është më në funksion, ndërsa dy grupet e fëmijëve janë në izolim. Situatë e rënduar, po ashtu paraqitet më numrat e arsimtarëve dhe profesorëve të infektuar edhe në shkollat fillore dhe të mesme”

Nga Komuna njoftojnë se në Shkollat janë 22 mësimdhënës pozitiv dhe tetë grupe klasore në izolim, ndërsa në Shkollat e mesme ka të regjistruar 20 mësimdhënës me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë, në Tetovë me koronavirus janë infektuar 3159 persona./Alsat