Pamje: I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes


Ditëve të fundit një billbord “Liria ka emër” është vendosur në Komunën e Graçanicës.
Vendosja e tij ka ngritur reagime të shumta, derisa është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët.

Në orët e para të mëngjesit këtij billbordi i është vënë fl*aka. Në vend të ngjarjes ka dalë policia që e ka rrethuar me shirit vendin ku ndodhet ai billbord.
Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse është identifikuar ndonjë person që mund të ketë kryer veprën.