Qytetari thotë se polici ia rrahu djalin 14 vjeçar, për mos-bartje të maskës


Refik Hyseni, po pretendon se djali i tij ka përfunduar në spital, si pasojë e rrahjes nga një polic.

Ai ka publikuar disa fotografi, ku djali i tij, Asdren Hyseni 14 vjeçar është duke marrë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Sipas Hysenit, plagët e shkaktuara i ka marrë nga polici Jakup Gashi, ku i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj 14 vjeçarit në Stacionin e Policisë në Fushë-Kosovë.

E krejt kjo për mos-vendosjen e maskës.