Tentim për vetëvrasje në burgun e “Idrizovës”

Dje shqiptari nga Struga me inciale A.D, i dënuar në burgun e Idrizovës, në kohën kur drejtori i burgut bashkë me zëvendës drejtorin kanë kaluar para qelisë ku ai po vuan dënimin, personi në fjalë me zhilet ka prerë damarët. Menjëherë ka reaguar udhëheqësi bashkë me gardianët, të cilët ja kanë lidhur krahët deri sa ta dërgojnë atë në Klinikë.

Zëvendës Drejtori i burgut të Idrizovës Femi Jonuzi, për këtë rast thotë: “I gjithë rasti ndodhi disa sekonda para se ne të kalojmë tek qelia e të dënuarit, mendoj se është një mënyrë e rëndë që ka përdorur për të tërhequr vëmendjen, por personi në fjalë është përdorues i rregullt i metadonit, pra dyshojmë se mund të ketë qenë në gjendje të rëndë psikike. Sot ai ndodhet në klinikë dhe gjendja e tij është stabile, nesër kthehet në qelinë e burgut”

I dënuari A.D sipas informacioneve jo zyrtare të “Pa Censurë” deri tek tentimi i aktit të vetëvrasjes, ka ardhur si pasojë e mos miratimit të kërkesës për vikende të lira!

I dënuari tani është në gjendje stabile dhe ndodhet në Klinikën e Shkupit./Pa Censurë