VAR-i bën për spital iranianin


Një anëtar i stafit teknik të Iranit është shtruar në spital pasi VAR-i anuloi golin e persëve ndaj Spanjës.

Pas ndeshjes, trajneri i Iranit, Carlos Queiroz u tha mediave se një anëtar i stafit të tij teknik u shtrua në spital pasi arbitri anuloi golin që lojtarët e festuan pothuajse të gjithë, përpara se të ktheheshin me këmbë në tokë.

“Jemi të shqetësuar sepse një anëtar i stafit tonë pati probleme shëndetësore pas vendimit të VAR-it. Shkuam në spital dhe po lutemi për të”, deklaroi Queiroz.

Trajneri i Iranit u tregua shumë aktiv në ndeshjen që skuadra e tij humbi 1-0 ndaj Spanjës. Portugezi madje pati edhe një zënkë me Sergio Ramos në pjesën e parë. Por ajo që e acaroi më shumë ishte goli i të tijve anuluar me VAR për pozicion jashtë loje.

Top Channel