Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ka paralajmëruar se gjatë fundjavës do të ketë arrestime tjera nga Policia e EEULEX’ish. Zeka ka thënë se Prokurori Speciale do të vazhdojë me arrestime të reja.
“Sipas informacioneve qe kemi, ky vikend do te shoqerohet me arrestime te nivelit te larte. Puna jone eshte me raportu, jo me komentu…”, ka shkruar Zeka.
Ky është shkrimi i i tij i plotë:
Prokurori Speciale do te vazhdoje me arrestime te reja
Ne kohera te veshtira, kur ka luftera e termete politike, goditjet e para i jepen informacionit. Gazetaret jane sherbetor te publikut. Vetem kur ata goditen nga politika, kuptohet qe jane ne autostrade te drejte.
Te ne, u ba mode qe çdo gje me lidhe me Beogradin. Zakonisht, ashtu qysh thote nje fjale e mençur, njerezit e bere hore e rezile, mundohen me gjete strofullen e patriotizmit, ne menyre qe te bejne ndonje veze nacionaliste. Sipas informacioneve qe kemi, ky vikend do te shoqerohet me arrestime te nivelit te larte. Puna jone eshte me raportu, jo me komentu…!!!