Klinaku pas kërcënimeve të Vuçiqit për luftë: Do ta presim përsëri me pushkë


Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas kërc*ënimeve të presidentit të Serbisë ndaj Kosovës.
Klinaku përmes një postimi në Facebook tha se nëse zhvillohet ndonjë luftë në Kosovë atëherë shqiptarët përsëri do ta presin me pushkë.
“Ndërkohë, sa i përket kërc8ënimeve të Vuçiqit për lu8ftë, nëse vjen deri te kjo: Ne do ta presim përsëri me pushkë”, ka shkruar Klinaku.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron kon*flikt të ngrirë me Kosovën. Ai e ka përmendur luf*tën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përkujtuar se si “nga një konf*likt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lu*fta”.
Vuçiq tha se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por shtoi se nuk do të pajtohet me poshtërim.
“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë. Prandaj nuk angazhohemi për një kon*flikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së”, tha Vuçiq.