Nga Urim Salihu
Po,ky është dënimi i Zotit ndaj nesh.Është për egoizmin tonë.Është sepse thellë thellë diku ne e meritojmë këtë dënim për shkak se përpara nesh mund të mbyllë sytë një i varfër dhe ne shtirremi se nuk e pamë se vdiq nga uria dhe varfëria.
Ne shikojmë paranë dhe jo njeriun.Ne nuk mendojmë që një copë ushqim të ndajmë me familjet e varfëra,por si të blejmë një celular të shtrenjtë,si të hamë një darkë dhe ta postojmë në rrjetet sociale.
Zoti e sheh shpirtin tonë të akullt dhe të ngushtë,prandaj po na paralajmëron të kthjelltësohemi sa nuk është vonë për ne…Tërmete,sëmundje ,makthe…