Almakos: Z. Sabri Demiri na tregoni pak për hapat e para të juaja, por edhe se si filloi karriera në Turqi?
Sabri Demiri: Jam lindur në Shkup ku kam mbaruar shkollën fillore dhe Medresenë e Isa Beut. Baba im është zanatçi dhe ka dyqan në Çarshinë e Shkupit. Aty mësova zanatin e saraçit, kurse çarshia, siç e dini është shkollë në vete. Pas mbarimit të medresesë studimet i vazhdova në Sarajevë por për shkak të luftës në Bosnjë ndërpreva me studimet për të vazhduar në tokat arabe dhe Turqi. Në Shkup mësova shqipen, turqishten dhe gjuhën maqedonase, kurse në Bosnjë boshnjakishten. Nga medreseja i mësova bazat e gjuhës arabe që më ndihmoi të vazhdoj studimet në tokat arabe. E gjithë kjo më mundësoi të mësojë mentalitetet e popujve të ndryshëm, gjuhën e tyre, veset dhe zakonet. Angazhimi im filloi në vitin 2009 kur u emërova këshilltarë për media e pastaj si këshilltarë në qeveri, ndërsa më pas si këshilltarë i Kryeministrit z.Rexhep Taip Erdogan e së fundmi si Kryekëshilltarë i Presidentit.
ALMAKOS: Flitet në opinion se Kryetari Erdogan ka një simpati për shqiptarët. Nëse po, a keni ndikuar edhe ju në këtë drejtim?
Sabri DEMIRI: Jo vetëm Kryetari Erdogan por të gjithë turqit kanë simpati të veçantë për popullin shqiptar. Në Turqi me mburrje thuhet emri arnaut që do të thotë shqiptar. Ajo simbolizon trimërinë, bujarin e para së gjithash besën, ky virtyt i çmuar që na identifikon para botës. Turqia ishte prej shteteve të para që e pranoi pavarësinë e Kosovës. Një ashtu dhimbjet dhe vuajtjet e popullit kosovar i ndau me të dhe gjithmonë dera e Turqisë ka qenë e hapur për ta në çdo kohë. Ata këtu ndihen si në shtëpinë e vet. Kështu ka qenë dhe besoj se ashtu do të ngel edhe në të ardhmen. Kurse, vet emërimi im nga ana e Kryetarit Erdogan si shqiptar flet për vendin e shqiptarëve te Kryetari i shtetit. Kurse unë edhe kur flas turqisht mendoj shqip e kjo energji reflektohet në të gjithë angazhimin tim ku do që jam.
ALMAKOS: A do të vazhdon Turqia mbështetjen ndaj shteteve të Ballkanit?
Sabri DEMIRI: Turqia Ballkanin e ka në agjendat e saja prioritare dhe çdo herë do të jetë pranë tyre nëse diçka lypet për të mirën e tyre. Ne jemi angazhuar edhe ne fatkeqësitë natyrore kur ata kanë pas sikur është rasti i tërmetit në Durrës dhe në çdo kohë do të ndihmojmë iniciativat pozitive ku është në pyetje e mira e përbashkët. Ballkani i qetë dhe pa konflikte rehati e Turqisë.
ALMAKOS: Cili është roli i Turqisë në stabilitetin rajonal, dhe deri ku është zgjidhja e problemit me Greqinë?
Sabri DEMIRI: Turqia si shtet i madh dhe i fuqishëm zhvillon politikë te drejtë, ku mbrohen te dobëtit dhe ata te cilëve u është bërë e padrejta zullumi kurse te keqit apo zullumqarit i tregohet vendi i tij dhe asnjëherë nuk heshtim para te padrejtit kushdo që është ai, ketë dhunti na e ka dhanë Zoti për çka e falënderojmë dhe mundohemi çdo here të ndikojmë të mos anashkalohet askush. Këto ditë Turqinë dhe Greqinë i goditi një tërmet i fuqishëm që pati pasoja dhe viktima në njerëz. Tërmetet dhe tragjeditë i bashkojnë njerëzit dhe shtetet, këtu do ta kisha cek telefonatën mes Kryetarit Erdogan dhe Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis, ku i shprehen njëri tjetrit ngushëllime dhe zgjatën dorën e ndihmës dhe solidaritetit. Uroj që qytetarët në Izmir dhe Sanos në Greqi të kthehen sa më shpejtë në shtëpitë e tyre kurse familjeve që humbet anëtarët e tyre ju shprehim ngushëllime të sinqerta.