Në Kumanovë i eksplodon vetura, sapo zbret nga ajo


Mbrëmë rreth orës 12.00 në qytetin e Kumanovës një veturë ka eksploduar sapo pronari i saj ka zbritur.

Shpërthi i i veturës është dëgjuar në të gjithë qytetin duke shqetësuar banorët.

Sipas informatave jo zyrtare që posedon Pa Censurë vetura është në pronësi të një shqiptari të njohur në këtë qytet. Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka qenë ndonjë sulm apo nga ndonjë defekt i veturës.

Policia ka dalë në vendngjarje për të kryer ekspertizën./Pa Censurë