Vajza me probleme mendore shfrytëzohet seksualisht nga disa persona, mbetet shtatzënë (VIDEO)

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person me dyshimin se ka shfrytëzuar dhe manipuluar duke e detyruar të prostituojë me persona të ndryshëm një 24 vjeçare nga Ferizaj e cila është me aftësi të kufizuar mendore.

Viktima me inicialet N.GJ tani është shtatzënë në muajin e gjashtë dhe nuk di të tregojë se nga kush mbeti me barrë dhe si e rrëmbyen.

Në familjen gjashtanëtarëshe nga Ferizaj, ku vetëm gjyshja është stabile mendërisht, viktima e trafikimit përjetoi edhe dhunë fizike.

Atë e rrahu motra e saj duke e fajësuar për atë që i ndodhi. E gjyshja u detyrua ta lajmërojë rastin në polici, të cilët më pas viktimën e dërguan në Qendrën për Punë Sociale.

Por, gjyshja nuk e ka vetëm hallin e mbesës 24 vjeçare. Ajo ankohet se e ëma e N.GJ bashkë me vëllain dhe motrën e saj kanë aftësi të zvogëluar mendore, derisa i ati është i paaftë për shkak të disa sëmundjeve.