Ministri i shëndetësisë ka thënë se për momentin nuk po mendohet vendosja e orës policore. “Për momentin jo, kemi masa të mira dhe nëse të njëjtat respektohen do të japin rezultate”, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai tha se Qeveria dje ka sjellë vendim që të ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave gjatë tërë ditës në ambiente të hapura. Sa i përket kapaciteteve spitalore, Filipçe u shpreh se për momentin ka kapacitetet dhe se po funksionon sistemi i rotacionit. Në lidhje me vaksinën tha se vendi jonë e pret nëpërmjet KOVAX mekanizmit.
“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen është ndarë buxhet dhe e presim vaksinën nëpërmjet këtij mekanizimit. Kemi edhe dy oferta nëpërmjet Polonisë dhe kryeministrit grek Micotakis, i cili është shprehur se do të ndajë si donacion një pjesë.
Në lidhje me dinamikën e tanishme pritshmëritë janë se do të arrijë në janar ose shkurt”, ka deklaruar Filipçe.