Armenët futen në ndërtesën e kuvendit, e rra*hin kryetarin derisa i humb vetëdija


Protestuesit armenë i kanë su*lmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan, pas zemërimit që shpë*rtheu kundër marrëveshjes së paqes, me të cilën synohet t’u jepet fund luf*timeve me Azerbajxhanin në rajonin Nagorno-Karabak.
Qindra njerëz dolën në rrugë pak kohë pasi kryeministri armen, Nikol Pashinyan, njoftoi për atë që e quajti marrëveshje të dhimbshm.

Në rezidencën zyrtare të kryeministrit Pashinyan u thy*en xhamat e dritareve, ndërsa pro*testuesit ia hoqën shkronjat e emrit nga dera kryeministrit dhe u dëgjuan duke brohoritur “Nikoli na ka tradhtuar”.
Policët vetëm shikonin përderisa prot*estuesit – në mesin e të cilëve kishte edhe veteranë të ushtrisë që kishin veshur uniforma – hynë në zyrat qeveritare, ku bërtisnin dhe mbanin fjalime me zemërim.
Protestuesit arritën të futen edhe në ndërtesën e kuvendit. Kryetari i kuvendit, Ararat Mirzoyan, u gjend në turmë dhe u rr*ah nga një grup i dhu*nshëm pro*testuesish deri i humbi vetëdija.

Kjo dh*unë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin, e ndërmjetësuar nga Rusia. Përmes kësaj marrëveshje, Azerbajxhani i siguron shumë nga koncesionet që i ka kërkuar për dekada të tëra.
Sipas kësaj marrëveshjeje, forcave armene u bëhet thirrje që ta dorëzojnë kontrollin në disa zona që kanë pasur jashtë kufijve të Nagorno-Karabakut, përfshirë distriktin lindor të Agdamit. Armenët gjithashtu do ta dorëzojnë rajonin Lachin, nëpër të cilin kalon rruga kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Kjo rrugë do të ruhet nga rreth 2.000 paqeruajtës rusë.