Kush do të jetë drejtor i Postës së Maqedonisë!


Ish – zvministri i mjedisit, Jani Makraduli, do të jetë drejtori i ri i “Postës së Maqedonisë”.
Drejtori aktual i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi nga BDI, do të emërohet drejtor i NP “Rrugët e Shtetit”, konfirmoi dy javë më parë, Kryeministri Zoran Zaev. Rustemi në “Rrugët e Shtetit” zëvendëson Zoran Kitanov nga LSDM.

Rustemi u emërua drejtor i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në gusht 2018
Ai po largohet vetëm disa ditë pas njoftimit të privatizimit.
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi procesin dhe udhëzoi Drejtorin aktual Rustemi, Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Zëvendëskryeministrin për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi të përgatisin një studim të fizibilitetit që duhet të tregojë nëse privatizimi apo partneriteti publik-privat është një mënyrë më e mirë për privatizimi e kompanisë.